“Babagjyshi”: Policët grekë më torturonin, u dënova pa bërë krim

“Unë e organizova grabitjen në qendrën tregtare”. Kjo ishte dëshmia në polici e Ilir Kupës, organizator i njërës prej grabitjeve më spektakolare të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri. Veç kësaj, 27-vjeçari Kupa deklaroi në polici se aktin e grabitjes e ka ndërmarrë vetëm për të mos u ekstraduar në Greqi. Ndërkohë që edhe vetë

“Unë e organizova grabitjen në qendrën tregtare”. Kjo ishte dëshmia në polici e Ilir Kupës, organizator i njërës prej grabitjeve më spektakolare të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri.

Veç kësaj, 27-vjeçari Kupa deklaroi në polici se aktin e grabitjes e ka ndërmarrë vetëm për të mos u ekstraduar në Greqi. Ndërkohë që edhe vetë policia dyshon se i arratisuri nga burgu i Trikalasë po e përdor versionin e grabitjes si alibi për të mos u ekstraduar në shtetin fqinj.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjatë dëshmisë së tij, Ilir Kupa ka deklaruar disa herë se është i gatshëm që të kryejë dënimin e tij në Shqipëri, por vetëm që të mos kthehet në Greqi. Para grupit të ekspertëve, Kupa ka dëshmuar edhe torturat që i ka bërë policia greke.

“Policët grekë janë çnjerëzorë. Më kanë dhunuar dhe unë jam detyruar që të arratisem. Policët grekë, sa herë vinin në qelinë time më shkatërronin çdo gjë, më rrihnin dhe ushtronin dhunë psikologjike që unë të pranoja krime që nuk i kisha bërë”, ka pohuar i arratisuri nga grupi i Trikalasë, Ilir Kupa.

Ai ka deklaruar se në Greqi është dënuar për një krim që nuk e ka bërë. “Unë jam dënuar për një krim që nuk e kam bërë dhe për këtë arsye u detyrova që të arratisem”, ka shtuar Kupa gjatë dëshmisë së tij, duke theksuar se do arratisej sërish nëse i jepej mundësia, pasi është dënuar për një krim që nuk e ka bërë.

Kupa nuk ka pranuar gjatë dëshmisë së tij për asnjë moment se ka qenë organizatori i vetëm i arratisjes nga burgu i Trikalasë, por i vetmi faj që ai ka pranuar është grabitja e qendrës tregtare. Në fakt, dëshmia pohuese, edhe pse i mungojnë elementët që i dokumentojnë grabitjen, është prova që policia ka tashmë për ta hetuar si një nga “babagjyshët” grabitës Ilir Kupën.

Ky i fundit dyshohet se në 24 dhjetor ka hyrë në një qendër tregtare bashkë me disa persona të tjerë, të cilët, të veshur si babagjyshë të Krishtlindjeve dhe nën kërcënimin e armëve arritën të grabitnin mbi 200 mijë euro në ora, flori, dhe argjendari, ndërsa ngjarja është ende pa autorë.

Edhe pse uniformat blu kanë dyshime se ngjarja mund të ketë autorë që mund të kenë jetuar në Greqi, për shkak të skemës së përdorur, sërish dyshon se Kupa po e përdor këtë fakt për t’i shpëtuar ekstradimit, edhe pse procedurat tashmë kanë nisur dhe Kupa nuk do mund t’i shpëtojë ekstradimit. Ndërkohë, ka dyshime se një i arratisur tjetër ndodhet në Tiranë, por ende polica është e rezervuar për të treguar emrin e tij.

 /Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar