“Baba Zula” dhe “Troja” surpriza e “NGOMfest”

0

Festivali i muzikës “NGOMfest” i cili starton nesërm është këtë vit vjen me shumë supriza të reja.

Në këtë festiva ashtu si çdo vit tjerët do të ngjisë në skenën e saj grupe muzikore nga Shqipëria.

Festivali është oranizuar nën kujdesin 80 vullnetarëve dhe do të zgjasë tre ditë.

Këtë vit “NGOMfest” paraqitet me një program tepër të larmishëm në të cilën artistët do të performojnë në zhanre të ndryshme të muzikës elektronike, drum and bass, dubstep, progressive techno, trip hop, etj.

Surpriza e këtij viti është se midis 30 grupeve muzikore që do të performojnë në Prizren është edhe grupi i njohur turk “Baba Zula” si dhe grupi nga Kosova “Troja”, shumë i vlerësuar dhe në Shqipëri.

Ky është edicioni i tretë i festivalit “NGOMfest”, ndërsa për suksesin e arritur festivali është nderuar nga Komuna e Prizrenit me çmimin “Ngjarja më masovike e vitit 2011” dhe “Ngjarja e vitit” për vitin 2012.

Festivali do të hapet nesër në ora 19:00 në Hamamin e Prizrenit, me hapjen e ekspozitës së fotografisë “Prizren Retro”.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here