Autoriteti i Konkurrencës: Akciza e pijeve alkoolike dhe birrës konkurron në rajon

Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar një monitorim në tregun e mallrave me akcizë nisur nga ndryshimet e fundit në paketën fiskale dhe ndikimin e barrës fiskale në mallrat e akcizës. Periudha e vlerësimit të treguesve ishte nga muaji janar 2013 deri në janar 2014. Në përfundim të analizës së tregut të kafesë dhe nënprodukteve të

Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar një monitorim në tregun e mallrave me akcizë nisur nga ndryshimet e fundit në paketën fiskale dhe ndikimin e barrës fiskale në mallrat e akcizës.

Periudha e vlerësimit të treguesve ishte nga muaji janar 2013 deri në janar 2014. Në përfundim të analizës së tregut të kafesë dhe nënprodukteve të saj, birrës, verës e pijeve alkoolike, përcaktimit të strukturave të tregjeve sipas markave dhe brenda markave, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi se ndryshimet në Ligjin Nr. 180/2013 “Për akcizat në Republikën e SHqipërisë (RSH)” nuk solli ndryshim të akcizës për produktet e kafesë për vitin 2014.

Ndërsa për tregun e birrës, akciza për vitin 2014 sipas ligjeve në fuqi është ulur ndjeshëm dhe vlerat e saj janë të krahasueshme me vendet e rajonit. Përsa i përket nivelit të akcizës tek pijet alkoolike, vlerën në të lartë të akcizës në RSH e kanë pijet e forta. Akciza e pijeve  alkoolike është më e lartë se në Kosovë dhe Maqedoni, kurse për pijet e tjera akciza është më e ulët se e rajonit.

Ligji 180/2013 (në fuqi), ka ndryshuar akcizën e “Pijeve alkoolike të ndërmjetme” nga 2,000 leke/HL ne 5,200 lekë /HL si dhe të “Pije alkoolike (Spirituous Beverages) nga 50,000 leke/HL në 65,000 leke/HL dhe nga 65,000 lekë/HL në 84,500 leke/HL. Kategoritë e tjera ku përfshihen dhe klasifikohen prodhimet vendase të alkoolit (raki, konjak dhe uzo) nuk kanë ndryshim të vlerës së akcizës.

Në krahasim me vendet e rajonit, në legjislacionin shqiptar kemi një shkallëzim të akcizës sipas llojit tË produktit si dhe volumit të prodhimit nga fabrikat prodhuese, kurse me legjislacionet e rajonit akciza është fikse për një fashë shumë të gjerë të mallra të parashikuara në nomenklaturë.

Për të parë efektet e rritjes së akcizës në çmimet e produkteve u bë një montorim në terren në supermakete dhe njësi të vogla tregtare për çmimet me pakicë të këtyre produkteve. Nga ky monitorim rezultoi se për të gjithë produktet ka patur rritje të çmimeve, rritje e cila ka filluar në muajin shkurt 2014. Edhe produktet për të cilat nuk ka ndryshuar akciza (p.sh vera) kanë patur rritje të çmimeve, por kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së taksës së qarkullimit të karburanteve. Kështu rritja e taksës së karburanteve ka ndikuar në rritjen e çmimeve të produkteve, përveç rritjes së akcizës së vetë produkteve.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar