Zinxhir aksidentësh ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve. Në shumë raste janë konstatuar drejtues autobusësh nën efektin e alkoolit dhe tejkalimit të shpejtësisë, duke vënë re një papërgjegjshmëri në rritje të tyre për aksidente që mund të ishin shmangur. Një aksident i tillë ka ndodhur edhe paraditen e sotme rreth orës 10:28 në “Rrugën
Zinxhir aksidentësh ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve.
Në shumë raste janë konstatuar drejtues autobusësh nën efektin e alkoolit dhe tejkalimit të shpejtësisë, duke vënë re një papërgjegjshmëri në rritje të tyre për aksidente që mund të ishin shmangur.
Një aksident i tillë ka ndodhur edhe paraditen e sotme rreth orës 10:28 në “Rrugën e Durrësit”. Autobusi që drejtohej nga shtetasi LL.N, ka përplasur të moshuarin H.ZH, 77-vjeç. Këmbësori ka mbetur i lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
A.Q
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *