Australi, sekuestrohen 585 kg drogë

Policia australiane ka sekuestruar një sasi më të madhe të amfetaminave, të fshehur në një anije që vinte nga jugu i Kinës. Pesha e drogës në total është 585 kg dhe në treg do të kapte vlerën e 440 milionë dollarëve amerikanë. Tre persona, një nga Singapori, një australian dhe një tjetër nga Hong Kongu

Policia australiane ka sekuestruar një sasi më të madhe të amfetaminave, të fshehur në një anije që vinte nga jugu i Kinës. Pesha e drogës në total është 585 kg dhe në treg do të kapte vlerën e 440 milionë dollarëve amerikanë.

Tre persona, një nga Singapori, një australian dhe një tjetër nga Hong Kongu janë arrestuar dhe pritet të paraqiten më vonë gjatë ditës në gjykatën e Sidnejit. Në një konferencë për shtyp, shefi i policisë australiane tha se droga, e njohur ndryshe si “akulli”, u sekuestrua pas katër muajsh hetime, të ndihmuara nga një informacion telefonik.

“Kjo është një drogë e neveritshme, është nga ato lloje që i çakordon njerëzit. Telefonata që erdhi na mundësoi të zbulonim dhe godisnim një sindikatë krimi që do të ndalet përgjithmonë”, deklaroi komisari i policisë së Nju South Uellsit, Andrew Scipione.

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar