Aubamejang, më i shpejt se Bolt

Aubamejang, më i shpejt se Bolt

Lojtari më i ri i Borusias së Dortmundit, Pierrë-Emerik Aubamejang, ka impresionuar stafin atletik të Gjermanëve, pasi ka shënuar një kohë më të shpejtë se Usain Bolt. 24-vjeçar-i ka vrapuar 30 metra për 3.7 sekonda gjatë stërvitjeve para-sezonale në Bad Ragaz në Zvicër, afërsisht një sekondë më shpejt se Usain Bolt, në vrapin e tij ku

Lojtari më i ri i Borusias së Dortmundit, Pierrë-Emerik Aubamejang, ka impresionuar stafin atletik të Gjermanëve, pasi ka shënuar një kohë më të shpejtë se Usain Bolt. 24-vjeçar-i ka vrapuar 30 metra për 3.7 sekonda gjatë stërvitjeve para-sezonale në Bad Ragaz në Zvicër, afërsisht një sekondë më shpejt se Usain Bolt, në vrapin e tij ku vendosi rekord Botëror në 100 metra në Berlin në vitin 2009.

“Pierrë sigurisht se është një prej lojtarëve më të shpejtë që kanë luajtur këtu ndonjëherë”, ka thënë drejtori sportiv i Dortmundit, Mikael Zork. Aubamejang, u transferua për 13 milionë euro nga Seint-Etienë javën e kaluar, debutimin me ekipin e Jurgen Klop e bëri në fitoren e të mërkurës 3-1 ndaj Bazelit.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar