Athinë, arrestohet banda shqiptare

Athinë, arrestohet banda shqiptare

Kryenin vepra penale nën kërcënimin e armëve Drejtoria e Policisë së Athinës Verilindore ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptarësh, të cilët grabisnin taksistët nën kërcënimin e armëve. Të arrestuarit kryenin grabitje në dyqane floriri, supermarkete dhe pika karburanti. Policia greke arrestoi një shtetas shqiptar 23-vjeçar, ndërsa në Palini janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij

Kryenin vepra penale nën kërcënimin e armëve

Drejtoria e Policisë së Athinës Verilindore ka shkatërruar një bandë kriminale shqiptarësh, të cilët grabisnin taksistët nën kërcënimin e armëve. Të arrestuarit kryenin grabitje në dyqane floriri, supermarkete dhe pika karburanti.

Policia greke arrestoi një shtetas shqiptar 23-vjeçar, ndërsa në Palini janë arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij shqiptarë të moshës 22 dhe 23-vjeçarë.

Shqiptarët e arrestuar emra e të cilëve nuk bëhen ende të ditur  janë paraqitur para gjykatës, ndërkohë po hetohet për veprat penale të tjera penale të kryera prej tyre. Shtetasit e arrestuar e kanë pranuar grabitjen. Gjatë kontrollit janë gjetur një karabinë gjahu, një pistoletë, fishekë çifteje, dy maskat full face, dorezat etj.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar