Ataku në zemer, shenjat paralajmëruese

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Këto  lloj sëmundje përfshijnë  difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare. Pse Ndodh Goditja në Zemër Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Këto  lloj sëmundje përfshijnë  difektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

  • Pse Ndodh Goditja në Zemër

Një atak në zemër ndodh kur gjaku i pasur me oksigjen që rrjedh në vena krejt papritur has një pengesë dhe nuk mund të arrijë në muskulin e zemrës. Si pasojë, kjo pjesë e zemrës nis e vdes për shkak të mungesës së oksigjenit.

E gjithë zemra mund të shuhet nëse nuk ushqehet me gjak. Nëse kundërveprimi është i ngadaltë, atëherë zemra resht së rrahuri dhe njeriu vdes.

Shëndeti i zemrës përmirësohet nëse ushqeheni mirë, konsumoni suplementë si Omega 3 ose hekuri si dhe kryeni aktiviete fizike.

 

  • Shenjat Paralajmëruese të Trupit Para Goditjes në Zemër

Lodhja e tepërt është një prej shenjave të para të një ataku në zemër.

Është mëse normale të ndiheni të lodhur pas një dite stresuese, por nëse lodhja është kronike atëherë duhet të shqetësoheni dhe të kryeni analizat.

Çrregullimet e gjumit janë një tjetër tregues paralajmërues i atakut në zemër.

Nuk është natyrale të ndiheni të lodhur pasi keni fjetur mirë, ngrënë mirë dhe nuk keni bërë asgjë gjithë ditën.

Në këtë mënyrë, subkoshienca po ju tregon se ka diçka që nuk shkon.

 

/F.KORDALLI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar