Astma, 4-fishohet numri i të prekurve në Shqipëri

Astma, 4-fishohet numri i të prekurve në Shqipëri

Numri i të sëmurëve me astmë sa vjen dhe rritet, kryesisht astma alergjike është forma më e përhapur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, astma renditet në vendin e gjashtë, duke u bërë një barrë për individin dhe familjen. Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ishte dje i pranishëm në konferencën shkencore “Është koha të kontrolloni astmën

Numri i të sëmurëve me astmë sa vjen dhe rritet, kryesisht astma alergjike është forma më e përhapur.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, astma renditet në vendin e gjashtë, duke u bërë një barrë për individin dhe familjen.

Ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova, ishte dje i pranishëm në konferencën shkencore “Është koha të kontrolloni astmën tuaj”, në Hotel Tirana International.

“Astma, që po prek gjithmonë e më shumë njerëz, ka pjesën e saj gjenetike, por dhe faktorët ambientalë që ndikojnë në rëndimin apo    lehtësimin e sëmundjes”, tha Kosova.

Kosova ka deklaruar se do të ndiqen politikat në mbulimin me medikamente ndaj të sëmurëve kronikë, të cilët kanë një numër të lartë në vendin tonë.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar