Assad pranon se Siria ka marrë anijen e parë me predha nga Rusia

Assad pranon se Siria ka marrë anijen e parë me predha nga Rusia

Siria ka marrë dërgesën e parë të mbrojtjes ajrore të një sistemi të avancuar rus dhe së shpejti do të marrë pjesën tjetër të raketave S-300, deklaroi presidenti Bashar al-Asad në një gazetë libaneze. Vërejtjet e tij në të përditshmen el-Akhbar mund të surprizojnë papritur Perëndimin sepse deklarata vjen vetëm disa ditë pas deklaratës së Rusisë se do

Siria ka marrë dërgesën e parë të mbrojtjes ajrore të një sistemi të avancuar rus dhe së shpejti do të marrë pjesën tjetër të raketave S-300, deklaroi presidenti Bashar al-Asad në një gazetë libaneze.

Vërejtjet e tij në të përditshmen el-Akhbar mund të surprizojnë papritur Perëndimin sepse deklarata vjen vetëm disa ditë pas deklaratës së Rusisë se do t’i japë ndihma Sirisë pavarësisht kundërshtimeve Perëndimore, pasi BE-së do ti skadojë embargoja në Siri.

Moska e cila është një aleat i Sirisë, e kritikoi masën e BE sepse kjo hap rrugën drejt armatosjes së rebelëve sirianë. Rusia ka paralajmëruar kundër çdo ndërhyrje të huaj në konfliktin sirian dhe tha se do të dërgojë raketa në mënyrë që të ndihmojë në stabilizimin e bilancit rajonal.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar