Ashton viziton sot Kosovën

0

Catherine Ashton, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, pritet të zhvillojë një takim me  presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Hashim Thaçi.

Pas takimi të djeshëm në Beograd, ajo deklaroi se pas vendimit historik, të Këshillit Evropian për hapjen e bisedimeve për pranim me Serbinë, tashmë duhet zbatimi i marrëveshjes për normalizim.

“Puna kryesore që duhet bërë është zbatimi i marrëveshjes”, theksoi Ashton duke thënë se procesi teknik i transferit të vendimeve politike në praktikë nuk është i lehtë.

Gjithashtu ajo është shprehur duke thënë se zbatimi i marrëveshjes për normalizim të mardhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, është i domosdoshëm, si për Kosovën edhe për Serbinë.

Baronesha Ashton, gjatë qëndrimit të saj në Beograd u takua me zyrtarët më të lartë të Serbisë.
Presidenti Nikoliç, theksoi se me shumë siguri Prishtina dhe Beogradi nuk do të kishin qenë në gjendje të arrijnë marrëveshje pa Bashkimin Evropian dhe porositi se kjo është marrëveshje “për bashkëpunimin e ardhshëm më të mirë, nëse jo të fëmijëve tanë, atëherë të fëmijëve të fëmijëve tanë”.

/Sonila Qazimi/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here