Ashton: Sulmuesit e EULEX-it, të sillen para drejtësisë

Ashton: Sulmuesit e EULEX-it, të sillen para drejtësisë

Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur ngushëllımet e saj për vdekjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it në veri të Kosovës. “Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimës. E dënoj në termat më të fuqishëm të mundshëm sulmin që ka çuar në vdekjen e

Shefja e Politikës së Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur ngushëllımet e saj për vdekjen e pjesëtarit lituanez të EULEX-it në veri të Kosovës.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e viktimës. E dënoj në termat më të fuqishëm të mundshëm sulmin që ka çuar në vdekjen e një pjesëtari të stafit. Autorët duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë Ashton në një deklaratë për media.

Ashton theksoi se Bashkimi Evropian është i vendosur që të vazhdojë angazhimin në Kosovë dhe punën e tij në kontekst të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“U bëj thirrje të gjitha palëve që të dyfishojnë përpjekjet për të zbatuar marrëveshjet e arritura, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të përmirësuar jetët e njerëzve në veri të Kosovës”, ka thënë Ashton.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar