Ashton, sot në Beograd, nesër në Prishtinë

0

Catherine Ashton, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, nis sot turneun ballkanik.

Kjo vizitë vjen menjëherë pas takimit të mbrëmshëm në Bruksel ku përfundoi rundi i 13 i takimit ndërmjet kryeministrave të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Serbisë, Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e baroneshës Ashton.

Ashton pritet të shkojë sot në Beograd ku pritet të takohet me presidentin Tomislav Nikolic, kryeministrin Ivica Daçiç dhe zëvendëskryeministrin, Aleksandar Vuçiç, raporton Rel.

Sipas njoftimit zyrtatar të BE-së, ditën e nesërme baronesha Ashton pritet të takohet me presidenten, Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin, Hashim Thaçi.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here