Ashton nuk flet për Ligjin e amnistisë

0

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, baronesha Catherine Ashton është takuar me presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Pas takimit ajo nuk ka komentuarmbi atë çka parashtroh Ligji për amnisti, por ka thënë se është e interesuar që marrëveshja e arritur të zbatohet.

Gjithashtu ajo ka shtuar se Kosova ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Nuk dua të përfshihem në atë se çfarë përmban ligji, por jam e interesuar të sigurohem që ajo për çka është arritur marrëveshja të zbatohet”, ka thënë ajo.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se me dhënien e dritës së gjelbër për hapjen e negociatave e negociatave për MAS-në, Kosova ka hyrë në rrugë të sigurt të perspektives evropiane, transmeton KP.

Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm inkurajim për institucionet dhe qytetarët e Kosovës.

Sa i përket takimit, Thaçi ka thënë se me Ashton ka biseduar rreth takimit të fundit mes tij dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiç, për telekomunikacionin dhe energjinë derisa ka thënë se në këtë aspekt është arritur progres substancial.

/Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here