Ashton-Fyle: MSA, marrveshje e rëndësishme për Ballkanin

Ashton-Fyle: MSA, marrveshje e rëndësishme për Ballkanin

Pas antarësimit të Kroacisë në BE, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle kanë deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi të jashtëzakonshme për tërë Ballkanin. Ashton dhe Fyle në një artikull të përbashkët për gazetën “Dnevni Avaz”,

Pas antarësimit të Kroacisë në BE, përfaqësuesja e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Catherine Ashton dhe komisioneri për zgjerim, Shtefan Fyle kanë deklaruar se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi të jashtëzakonshme për tërë Ballkanin.

Ashton dhe Fyle në një artikull të përbashkët për gazetën “Dnevni Avaz”, të Sarajevës shkruajnë se BE ka vendosur të hap negociatat me Kosovën për marrëveshjen e stabilizim asoccimit ndërsa me Serbinë për antarsimin e saj në BE, citon RTK.

Ata theksuan se marrëveshja përmban vendosmërinë e Beogradit e të Prishtinës që të ardhmen e shohin në bashkimin Evropian.

Gjithashtu, ata vlerësojnë se pranimi i përparimit të cilin Serbia e Kosova e kanë arritur në normalizim të ndërsjellë marrëdhëniesh, BE ka parë rolin e kryeministrave Daçiq e Thaçi me rastin e arritjes kohë më parë të marrëveshjes revolucionare, andaj kjo është arsyeja pse BE ka vendosur të fillojë negociata për anëtarësim me Serbinë dhe negociata e MSA-së me Kosovën.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar