ASA, investime në turizëm dhe në sektorët e prodhimit

0

Shoqata e Shoqërive Austriake në Shqipëri (ASA) ka shprehur interes per të investuar kapitalin e tyre në turizmin shqiptar. Kjo  shoqatë ka përgatitur një paketë projektesh, shumica me fokus turizmin, si një sektor që do të rrisë punësimin dhe zhvillojë ekonominë.

Drejtori për projektet rajonale, në shoqatën Shqipëri-Austri, Sokol Abazaj ka shprehur se ASA do të jetë një lokomotiv për të hapur porta të reja për investorët dhe kompanitë austriake për t’ua bërë klimën dhe atmosferën sa më të mirë që këta investues dhe këto kompani të përqëndrohen dhe të fokusohen në tregun shqiptar ”

Projektet austriake  në  bashkëpunim me institucionet shqiptare, synojnë të jenë në një linjë me programin ekonomik të qeverisë, për zhvillimin e sektorëve prodhues dhe të investojnë edhe në sektorë të prodhimit.

Gjithashtu  zoti Abazaj  deklaroi se kanë  filluar një punë shumë intensive në bashkëpunim me ministrin e ekonomisë, me Ministrinë e Energjitikës dhe me ministritë e tjera.

“ Ne synojmë të hapim sektorë ku të punësohen njërëz që të ngrihet dhe standarti dhe niveli i jetesës. Jemi fokusuar tek energjia, te turizmi , në infrastukturë dhe tek prodhimet e ndryshme” tha Sokol Abazaj.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here