As dimri i acartë nuk i ndal për të lypur

lypsat Individë nga shoqëria jonë thojnë se vetë këta lypsarë e kanë fajin sepse shteti i ndihmon, por ata kështu duan të jetojnë të lirë, duke lypur në çdo cep të Tiranës. Në sezonin e verës ata këtë duan por në dimër, ku temperaturat shkojnë në – °C, ata nuk kanë se ku të rrinë, me fëmijë nëpër krahë ata përsëri dalin për të lypur. A thua se dikush do të shqetësohet për ti dhënë diçka. Në Shqipëri ka shumë shoqata të pavarura të cilat kanë si qëllim bamirësinë por që fondet ndoshta mund që mos shkojnë në favor të shtesës në nevojë, edhe ato pak raste që ndoshta ndihmohen janë në raste kur ka festa të mëdha ose që bëhet për të rritur imazhin e shoqatës, e kompanive etj. Një zonjë e moshuar e cila çdo ditë del me të birin e saj i cili është në moshë madhore por që është me aftësi të kufizuara, tregon se nuk ka se ku të punojë se askush nuk e merr në punë sepse e paragjykojnë. Ndihma ekonomike që marr thotë zonja e moshuar, nuk më del për të larë dritat e jo më për të ngrënë. Ndihmë tjetër përveç të kërkoj lëmoshë tek të tjerët, nuk kam sepse bashkëshorti ka vite që ka vdekur dhe më është dashur që të jem vetë përballë jetës së vështirë. Raste të tilla në Tiranë ka shumë dhe jo vetëm por në të gjithë Shqipërinë, raste të tilla numërohen çdo ditë. Lypsaret 1-1385797260   E vërteta është se i shikojnë por vetëm i mëshirojnë se ndoshta nuk kemi mundësi për ti ndihmuar, ata janë të kënaqur edhe me këtë, në këtë dimër ku gjithçka ngrin nga i ftohti ata mund të ngrohen me fjalët tona sepse edhe nëse nuk kemi se çfarë ti japim ata janë të lumtur edhe me këtë pjesë të dhurimin të një buzëqeshjeje por ata  nuk duan paragjykim ose ngacëmim fizik sepse i ftohti e bën punën e tij , tashmë çdo ditë. /Redjon Shtylla/]]>

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar