Arvizu, qytetar nderi i Elbasanit

0

Ambasadori amerikan, Aleksanër Arvizu është shpallur qytetar nderi  i Elbasanit. Propozimi i bërë nga kryetari i kësaj bashkie, Qazim Sejdini, u miratua nga këshilli bashkiak.

Sipas kryetarit të Bashkisë, ky status i jepet për të gjithë mbështetjen dhe kontributin që ambasadori Arvizu ka dhënë për qytetin e Elbasanit.

Propozimi, u lexua nga kryetarja e këshillit bashkiak, Desantila Tahiraj dhe u miratua me shumicë votash.

/Ariana Saraçi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here