Arvizu: Nder dhe privilegj që shërbeva në Shqipëri

Senati Amerikan ka konfirmuar Donald Lu si Ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara ne Tirane. Lu u propozua nga Presidenti Barack Obama me 25 korrik dhe pason ambasadorin Aleksander Arvizu, i cili ka sherbyer ne vendin tone qe nga viti 2010. I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marrë

Senati Amerikan ka konfirmuar Donald Lu si Ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara ne Tirane. Lu u propozua nga Presidenti Barack Obama me 25 korrik dhe pason ambasadorin Aleksander Arvizu, i cili ka sherbyer ne vendin tone qe nga viti 2010.

I lindur në vitin 1966 në Huntington Beach, Kaliforni, Donald Lu ka marrë gradat Bachelor dhe Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Princeton në 1988 dhe 1991.

Lu ka shërbyer si vullnetar i Korpusit të Paqes në Sierra Leone gjatë viteve 1988-1990, ku ndihmoi për të rivendosur puse të ujit dhe kontribuoi në edukim shëndetësor atje.

Lu nisi karrierën diplomatike në vitin 1990, ku ka punuar në konsullatën në Pakistan; si zyrtar konsullor në ambasadën e Tbilisit në Gjeorgji dhe si asistent i veçantë i ambasadorit Frank Ëisner.

Ai ka punuar gjithashtu si zyrtar ne ambasadën e Nju Delhit në Indi. Nga 2003 në 2006, Lu ka punuar në ambasadën e Bishkekut në Kirgistan dhe pastaj në Baku të Azerbajxhanit.

Lu është i martuar dhe ka dy fëmijë. Lu flet KRIO, Urdu, Hindi, rusisht, gjuhën gjeorgjiane dhe atë të Azerbajxhanit.

Nderkaq, Aleksandër Arvizu deklaroi sot në një mesazh lamtumire të publikuar në “Facebook” se “ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri”.

Mesazhi i plotë i Ambasadorit Arvizu:

Të dashur miqtë e mi shqiptarë,

Ka qenë një nder dhe një privilegj që të shërbeja si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri për katër vitet e fundit. Edhe pse koha ka kaluar sa hap e mbyll sytë, kujtimet e mia të vyera do të zgjasin përherë. Unë do të jem gjithnjë thellësisht mirënjohës për ngrohtësinë, bujarinë dhe mikpritjen tuaj.

Urimet dhe respektin tim më të madh për të gjithë ju”.

 /Mariglena Cuku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar