Muzafere Dema Vendi ynë është i njohur për një traditë të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh. Këto vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët vendas por edhe të huaj. Personazhi ynë, Vaje Rroshi, që të punuarit në shtizë e ka kthyer në
Muzafere Dema
Vendi ynë është i njohur për një traditë të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh. Këto vlera, tashmë të kaluara brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek vizitorët vendas por edhe të huaj. Personazhi ynë, Vaje Rroshi, që të punuarit në shtizë e ka kthyer në një formë sigurimi të ardhurash minimale do të na tregojë për këtë zanat, preferencat e blerësve dhe dëshirën për të punuar deri në frymën e fundit.
Si keni filluar ta ushtroni fillimisht këtë zanat?
Kur isha në moshën 12 vjeçare shihja nënën time teksa bënte punime të ndryshme dhe i lutesha të më mësonte dhe mua. Ajo më mësonte çdo ditë e nga pak deri sa një ditë arrita që dhe unë të isha si ajo.
Sa orë punoni në ditë?
Unë dal që në orën 8 të mëngjesit dhe deri sa të errësohet nuk shkoj në shtëpi. Edhe pse për mua është shumë e lodhshme pasi siç e shihni dhe vetë njërin sy unë shoh fare , dhe nuk i ndahem punës deri sa të mos mundem më.
A janë akoma të pëlqyeshme nga klientët punimet me shtizë?
Njerzit më porosisin për punime të tilla pasi leshi ka një veti shëruese për ata që vuajnë nga reumatizmi dhe nga ftohja. Është një punë e lodhshme pasi duhet tjerrë leshi dhe duhet punuar mirë, por unë e bëj me kënaqësi sepse e di dhe vetë që leshi i deles të shëron dhe pse mos i ndihmoj dhe të tjerët.
Me çfarë çmimesh i shisni punët e juaja?
Çmimet nuk janë shumë të shtrenjta. Një palë çorape kushtojnë 200 lekë, një triko 800 lekë dhe jelekët 600 lekë. Si punimet e leshit ashtu dhe ato me penj të ndryshëm të njëjtin çmim kanë. Ka shumë raste që më vjen keq dhe i shes me çmim më të ulët, por më ka ndodhur që edhe pse unë tregohem bujare më kanë vjedhur disa rroba të bukura që akoma i kam në mendje. Prandaj nuk i nxjerr gjitha punimet e mia se frikem nga njerëzit mos i marrin.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *