Arti në zi, shuhet aktori Mirush Kabashi

Arti në zi, shuhet aktori Mirush Kabashi

Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare. Kabashi ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, ndërsa prej disa ditësh ishte intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital. Aktori Kabashi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, ai është kuruar edhe në Turqi,

Artisti i mbarë popullit shqiptar, Mirush Kabashi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 75-vjeçare. Kabashi ka ndërruar jetë orët e para të mëngjesit të 5 dhjetorit, ndërsa prej disa ditësh ishte intubuar dhe në gjendje të rëndë në spital. Aktori Kabashi prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë, ai është kuruar edhe në Turqi, por nuk ja doli dot.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e artistit, të cilët nëpërmjet një njoftimi shkruajnë se:“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me Respekt, Familja Kabashi!”

Kabashi vdiq në Tiranë dhe la pas dy vajza dhe bashkëshorten. Mirush Kabashi la pas një trashëgimi të pasur artistike, si aktor i rreth 100 roleve në teatër dhe filma. Ai është cilësuar gjithashtu edhe si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova.

Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Aty, vazhdoi deri në vitin 1994, duke pasur edhe rolin e drejtorit, 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, ndërsa nga 2002 e në vijim në Teatrin Kombëtar.

Ai ka një seri çmimesh ku në festivalin Kombetar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori me i mire” me rolin e Sadush Nezirit te komedia Hija e tjetrit e Ruzhdi Pulahes. Po me kete rol, ne Festivalin Teatror Ballkanik te zhvilluar ne Korinth te Greqise, u vleresua si nder aktoret me te mire. Ne vitin 2002 fitoi cmimin e “Aktorit me te mire” si protagonist ne Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002”me rolin e Nokes ne komedine “Sa mire beri qe vdiq” e Ilir Bezhanit

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi është vlerësuar me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes njëmijë aktorëve pjesëmarrës nga dyzetegjashtë vende të botës.

Mirush Kabashi, I cili në fund të vitit 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi I Kombit”, më parë kishte titujt “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh I Punës”.

Gjithashtu disa nga filmat e tij janë ;

  • Kronikë provinciale (2009)
  • Ne dhe Lenini (2008)
  • Nata (1998)
  • Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës
  • Binarët (film) (1987)
  • Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi
  • Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci
  • Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi
  • Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan
  • Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi
  • Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)
  • Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani
  • Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake
  • Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios
  • Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari
  • Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit
  • Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa

Florida Hima

Student
AUTHOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar