Pjepri është një nga frutat më të preferuar gjatë stinës së verës, i cili garanton freski, shuarjen e etjes dhe jep shumë vitamina për trupin tonë. Pjepri ka një sërë vetish për trupin tonë,pasi ndihmon edhe për pastrimin e veshkave. 1. Hidraton dhe forcon trupin Pjepri i bën mirë trupit pasi ai përbëhet në masën
Pjepri është një nga frutat më të preferuar gjatë stinës së verës, i cili garanton freski, shuarjen e etjes dhe jep shumë vitamina për trupin tonë.
Pjepri ka një sërë vetish për trupin tonë,pasi ndihmon edhe për pastrimin e veshkave.
1. Hidraton dhe forcon trupin
Pjepri i bën mirë trupit pasi ai përbëhet në masën 90% nga uji që është një ëlement shumë i rëndësishëm për luftimin e dehidratimit gjatë muajve të verës. Ai është i pasur me kalcium, hekur, fosfor dhe vitaminat A dhe C.
2. Frut dietik
Pjepri është një frut shumë i mirë për të gjithë ata persona të cilët mbajnë dietë. Një fetë pjepri prej 100 gramësh përmban vetëm 33 KCAL dhe 90.1 gramë ujë, 7,4 gramë karbohidrate, 0.2 gramë yndyrë dhe 0.8 gramë proteina.
3. Parandalon infarktin
Pjepri mban të shëndetshëm sistemin kardiovaskular, kjo falë adenosinës e cila është një substancë e cila e mban në gjendje të mirë gjakun. Pjepri lufton kolesterolin si dhe mban në nivele të ulta trigliceridet.
4. Favorizon nxirjen
Veç karotës, edhe pjepri është i pasur me betakarotenë e cila favorizon nxirjen e trupit.
5. Ndihmon veshkat dhe aparatin tretës
Falë përqendrimit të madh të ujit, pjepri ndihmon ata persona të cilët vuajnë nga veshkat, ai është një frut laksativ dhe i cili ndihmon aparatin tretës dhe të gjithë ata persona të cilët vuajnë nga fryrja e stomakut.
/Ariana Saraçi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *