Arsenal nuk heq dorë nga Suarez

0

Bosi i “Topçinjve të londrës” Arsen Venger nuk heq dorë nga sulmuesi Uruguajan, Luis Suarez. Pas ofertës 40 milionë EURO të bërë para pak kohësh, Arsenal ka ofruar akoma më shumë për sulmuesin.

Oferta e bërë është 46 milionë euro plus një qindarkë për të aktivizuar klauzolën e negocimit me Liverpulin,  por brenda kësaj jave Arsen Venger do të rikthehet me një tjetër ofertë, e cila do të arrijë shifrën e 50 milionë eurosh të cilët Londinezët janë të gatshëm t’i derdhin në arkat e Liverpulit.

Nga ana tjetër “te kuqtë” e Liverpul nuk janë të kënaqur nga kjo ofertë pasi në “Anfield Road” kërkojnë 58 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin Uruguajan, Suarez.

/Klajdi Lleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here