Arsenal -Man City, Guardiola bën gati dietën

Manchester City do të udhetojë sot në  Londër për tu përballur me Arsenalin në “Emirates Stadium”. E gjithë vëmendja sot do të jetë në Londër ku luhet supersfida Arsenal-Manchester City. Emocionet dhe spektakli është i garantuar kur këto skuadra përballen me njëra-tjetrën. Për këtë gjë ka menduar tekniku spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola. Guardiola

Manchester City do të udhetojë sot në  Londër për tu përballur me Arsenalin në “Emirates Stadium”.

E gjithë vëmendja sot do të jetë në Londër ku luhet supersfida Arsenal-Manchester City. Emocionet dhe spektakli është i garantuar kur këto skuadra përballen me njëra-tjetrën. Për këtë gjë ka menduar tekniku spanjoll i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Guardiola ka vendosur në dietë ekipin e tij duke filluar që nga ndeshja e sotme.

Pas eleminimit nga Liga e Kampioneve Pep duket se e ka gjetur një  nga arsyet e eleminimit. Janë  pikërisht konsumimi i madh i cokollatave nga ana e lojtarëve që  përmbajnë  shumë  sheqer. Dieta do të  përfshijë  jo vetëm lojtarët por edhe profesionistët e stafit të  tij.

Fakti qe ky vendim i Guardioles vjen pas eleminimit nga Liga e Kampioneve ngre dyshime qe kjo dietë  mund te jetë  më  tepër si një  dënim për Cityn se sa një  dietë  e mirfilltë.

Por nga ana tjetër Pep Guardiola nuk është  trajneri i parë  që  vendos dieta të  tilla.Tekniku i Celsit Conte u ndaloi lojtarëve të  tij pijet me gaz dhe kecapin, ndërsa, Klaudio Ranieri ndaloi hamburgeret Leicesterit.

Gentian Duka

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar