Arsenal, 35 mln sterlina për Williams dhe Michu

0


Menaxheri i skuadrës së Arsenalit, Arsen Wenger, dëshiron të ofrojë 35 milionë sterlina për dyshen e Swanse-as, Ashley Williams dhe Michu.

Sipas London Evening Standard raportohet se Wenger dëshiron të marrë “dy ose tre” nënshkrime pas bumit të largimeve. Ai tashmë mendon të rikthejë disa nga lojtarët që më parë kanë qenë por ai i kishte larguar.

Pas një sezoni të parë të suksesshëm tek Swansea, duke shënuar 22 gola Michu, është në shënjestër të Wenger. Ndonëse Swansea ngurron ta shesë atë, 25 milionë sterlina janë ofertë shumë e mirë, aq më tepër kur Michael Laudrup dëshiron të sjellë prurje të reja në skuadër.

Arsenali kishte ofruar edhe 6 milionë euro për Williams, që ishte refuzuar nga Swansea, që kërkon 10 milionë euro për lojtarin, shumë kjo tashmë e ofruar sëbashku me Michunë.

/Bekim Bici/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here