Arrestohet vrasësi i Fatbardha Tafës

Arrestohet vrasësi i Fatbardha Tafës

Nebi Selimaj  21 vjeç me origjinë nga Kukësi, I dyshuari  si autor i vrasjes së  Fatbardha Tafës bie në pranga sërish për zhvatjen e varëses nga qafa e një gruaje. Ndërkohë mësohet se është emri i dyshuar si autor i grabitjes me pasojë vdekjen, të martën e 7 gushtit të vitit të kaluar në Fushën e Aviacionit,

Nebi Selimaj  21 vjeç me origjinë nga Kukësi, I dyshuari  si autor i vrasjes së  Fatbardha Tafës bie në pranga sërish për zhvatjen e varëses nga qafa e një gruaje.

Ndërkohë mësohet se është emri i dyshuar si autor i grabitjes me pasojë vdekjen, të martën e 7 gushtit të vitit të kaluar në Fushën e Aviacionit, Tiranë. Kështu, personi që u shpall në kërkim natën e asaj vrasjeje, është arrestuar vetëm të mërkurën në mbrëmje nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, ndërsa policisë i janë dashur rreth 24 orë që të shkojë tek autorët e kësaj vjedhjeje me dhunë. Policia lajmëroi ditën e djeshme se personi i arrestuar për këtë grabitje është injohur në fushën e grabitjeve me dhunë, një kriminel i dyshuar serial.

Mësohet se grabitësi i varëses është zbuluar nga paraqitja për njohje. Dëshmitarja okulare e momentit kur është grabitur me forcë gruaja e moshuar në Bathore ka vënë gishtin mbi të riun, i cili tashmë do të vihet nën hetim.

Por jo vetëm për këtë ngjarje, por Policia dhe prokuroria lanë në qeli Aldo Hoxhën dhe e akuzojnë për vrasjen e  Fatbardha Tafës, por ky nuk e pranoi asnjëherë të ishte i përfshirë në atë krim.  Gjithashtu Policiabën me dije se me Selimajn janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë bashkautorë të grabitjes së gruas në Bathore.

 /Sonila Duka/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar