Arrestohet shefi i një linje fluturimesh

Arrestohet shefi i një linje fluturimesh

Policia ka bërë të mundur sot, arrestimin e administratorit të një linje fluturimi, i cili akuzohet për një krim të rëndë ekonomik. I pandehuri është Juventin Cere, i cili akuzohet për mashtrim kompjuterik duke vjedhur para nga kartat e kreditit të klientëve. Sipas hetimeve paraprake të sektorit të krimit ekonomik, Cere ka bërë të mundur

Policia ka bërë të mundur sot, arrestimin e administratorit të një linje fluturimi, i cili akuzohet për një krim të rëndë ekonomik.

I pandehuri është Juventin Cere, i cili akuzohet për mashtrim kompjuterik duke vjedhur para nga kartat e kreditit të klientëve.

Sipas hetimeve paraprake të sektorit të krimit ekonomik, Cere ka bërë të mundur kalimin e më shumë se 15 mijë euro përmes mashtrimit kompjuterik në llogarinë e tij personale.

Arrestimi i shtetasit Juventin Cere u bë i mundur nga sektori i antikrimit ekonomik, për akuzën e mashtrimit kompjuterik, ndërkohë që Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e burgut pa afat për të.

Mësohet se vjedhja e parave bëhej përmes klonimit të kartave të kreditit të klientëve duke u grabitur shuma të konsiderueshme, të cilat kapin vlerën e më shumë se 15 mijë euro.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar