Arrestohet polici i martuar, kërcënon të dashurën pse abortoi

0

Një polic i burgut të Peqinit u prangos sot për shkak se kërcënoi një infermiere brenda ambienteve të Spitalit të Elbasanit.

I arrestuari është Alban Backa, banues në Kamzë dhe punonjës në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Policia bën me dije se 40-vjeçari Backa ka hyri me dhunë në ambientet e Spitalit të Elbasanit, ka thyer derën dhe ka kërcënuar një prej punonjëseve, me të cilën kishte pasur një lidhje intime.

Ajo vetë ka pohuar për policinë se ka pasur një lidhje me punonjësin e policisë, por kur ka mësuar se ai ishte i martuar, ka ndërprerë lidhjen dhe ka abortuar fëmijën që priste prej tij.

Kjo ka bërë që 40-vjeçari ta përndjekë dhe ta kërcënojë vazhdimisht me jetë atë dhe familjen e saj.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here