Arrestohet Orjan Brozi, i kërkuar nga Interpol Roma

Arrestohet Orjan Brozi, i kërkuar nga Interpol Roma

Policia e Gjirokastrës arrestoi sot Orjan Brozin, i arratisur nga burgu i Firences dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Roma që në vitin 2004. 31-vjeçari pasi kishte bërë dy vite burg, ishte arratisur në 2004. Orjan Brozi tentoi të hynte në Shqipëri me një identitet të rremë, ndërsa është kapur në doganën e Kakavijës

Policia e Gjirokastrës arrestoi sot Orjan Brozin, i arratisur nga burgu i Firences dhe i shpallur në kërkim nga Interpol Roma që në vitin 2004. 31-vjeçari pasi kishte bërë dy vite burg, ishte arratisur në 2004.

Orjan Brozi tentoi të hynte në Shqipëri me një identitet të rremë, ndërsa është kapur në doganën e Kakavijës kur po kthehej nga Greqia.

Nën akuzën e vjedhjes me dhunë, Gjykata e Firences e ka dënuar atë me 8 vite burg. Policia në kufi ka verifikuar se Orjan Brozi ishte person në kërkim.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar