Një nga “kokat” e krimit në Ballkan, Naser Kelmendi, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Lajmi për arrestimin e Kelemdnit bëhet i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu. Policia ka arrestuar dhe një tjetër person që dyshohet se ndihmonte Nasar Kelmendin. Për një kohë të gjatë është rradhItur në listën e më
Një nga “kokat” e krimit në Ballkan, Naser Kelmendi, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Lajmi për arrestimin e Kelemdnit bëhet i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu. Policia ka arrestuar dhe një tjetër person që dyshohet se ndihmonte Nasar Kelmendin.
Për një kohë të gjatë është rradhItur në listën e më të kerkuarve nga Interpoli, njëkohësisht kryeson listën e administratës amerikane si një nga personat më të rrezikshëm.
Shqiptaro-boshnjaku njihet si “Narko Bosi i Ballkanit” dhe më gjerë.
Naser Kelmendi drejton një nga familjet më të forta kriminale në Ballkan. Gjithashtu drejton një tjetër organizatë që merret me trafikimin e heroinës dhe kokainës, e cila kalon në Evropë përmes Ballkanit.
/Rovena Dupi/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *