Arrestohet “Mandi i Nishtullës”, drejtonte makinën i dehur

Këngëtari i mirënjohur i muzikës tallave, “Mandi i Nishtullës”, mësohet të jetë ndaluar nga Policia e Elbasanit për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur. Pëllumb Elmazi, emri i vërtetë i këngëtarit, i njohur më shumë me këngën hit “Të ka lali shpirt”, drejtonte automjetin në gjendje të dehur në qytetin e Elbasanit.

Këngëtari i mirënjohur i muzikës tallave, “Mandi i Nishtullës”, mësohet të jetë ndaluar nga Policia e Elbasanit për shkak se i jepte makinës në gjendje të dehur.

Pëllumb Elmazi, emri i vërtetë i këngëtarit, i njohur më shumë me këngën hit “Të ka lali shpirt”, drejtonte automjetin në gjendje të dehur në qytetin e Elbasanit.

Këngëtari mësohet t’i ketë rezistuar forcave të policisë dhe kjo ka çuar në ndalimin e tij, bën të ditur “Shqiptarja.com”. 23-vjeçari Pëllumb Elmazi mban me qira një lokal nate në Elbasan, në të cilin këndon “live”.

/Objektiv.al/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar