Arrestohet kryetari i bashkisë Kamëz Xhelal Mziu

0

Kryetarit të bashkisë Kamëz Xhelal Mziut i janë vënë prangat ditën e sotme rreth orës 18:15 me akuzën për “ shpërdorim detyre”dhe pabarazi në tenderin e ndërtimit të rrugës “Valias i Ri- Varrezat Laknas” me vlerë prej80 milion lekësh.

Mësohet se Gjykata e Tiranës ka kërkuar arrestimin me burg pas hetimit të vazhdueshëm të nisur më parë.

Së bashku me Mziun është arrestuar edhe drejtori i zyrës juridike të Bashkisë Kamëz, Atli Hoti me të njëjtën akuzë.

 

/Irida Vata/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here