Kryetari i Komunës së Ksamilit dhe shefi i Urbanistikës në këtë komunë përfunduan sot në prangat e policisë për abuzime me lejet e ndërtimit. Policia e Sarandës bën të ditur se Besnik Abedini, kryetar i Komunës Ksamil dhe Fatos Malaj, shefi i Urbanistikës, akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Këta zyrtarë në shpërdorim
Kryetari i Komunës së Ksamilit dhe shefi i Urbanistikës në këtë komunë përfunduan sot në prangat e policisë për abuzime me lejet e ndërtimit.
Policia e Sarandës bën të ditur se Besnik Abedini, kryetar i Komunës Ksamil dhe Fatos Malaj, shefi i Urbanistikës, akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Këta zyrtarë në shpërdorim të detyrës kanë dhënë dhe lejuar zhvillimin e 15 lejeve ndërtimore në kundërshtim flagrant me ligjin për planifikimin e territorit.
Këto leje janë dhënë gjatë periudhës 2012-2013 si dhe në vitin 2014.
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *