Arrestohet korçari, vodhi traktorin 150 mijë euro në Greqi

Në orët e para të ditës së sotme, policia e Korces ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Elton Lico nga fshati Miras I Devollit, nën akuzën për vjedhje. Në një servis në fshatin Biranj është bërë bllokimi dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i mjetit traktor të markës “New Holland 135 HP”, me

Në orët e para të ditës së sotme, policia e Korces ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Elton Lico nga fshati Miras I Devollit, nën akuzën për vjedhje.
Në një servis në fshatin Biranj është bërë bllokimi dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i mjetit traktor të markës “New Holland 135 HP”, me targa greke AM 52576, prodhimi I vitit 2008, me vlere 150 mijë euro. Automijeti është vjedhur në 5 dhjetor 2013 dhe është kaluar nga kufiri jeshil i fshatit Miras, me qëllim shitje.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet A.S, nën akuzen për ndihmesë të strehimit të automjetit.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar