Arrestohet hacker-i, sulm ndaj “Top Medias” dhe faqeve serbe

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një pirat kompjuterash i dyshuar si pjesë e një grupi që kryen krime kompjuterike. Jurgen Masati, 18 vjeç i lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, është arrestuar gjatë operacionit “AHG” pas disa muajsh hetime. I riu është pjesë e grupit “Albania Hckers Group” dhe njehet si “Zero Wizard”.

Policia e Tiranës ka arritur të arrestojë një pirat kompjuterash i dyshuar si pjesë e një grupi që kryen krime kompjuterike. Jurgen Masati, 18 vjeç i lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë, është arrestuar gjatë operacionit “AHG” pas disa muajsh hetime.

I riu është pjesë e grupit “Albania Hckers Group” dhe njehet si “Zero Wizard”. Ai është i akuzuar për “hyrje të paautorizuar kompjuterike” dhe “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.

Që nga data 24 gusht, Gjykata e Rrethit gjygjësor Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë” për 18 vjeçarin.

Burime nga policia bëjnë me dije se ky grup ka kryer sulm kibertik kundër serverave të grupit mediatik “Top Media” dhe kompanisë “Digitalb” si dhe televizionit “ABC News”. Ata dyshohet të kenë kryer sulm kibertik ndaj një numri të konsiderueshëm faqesh të ministrive, shkollave, portaleve dhe faqeve në Serbi e Greqi.

Përveç sulmeve kibertike ndaj kompjuterave, ato akuzohen edhe për marrjen e kartave të kreditit, duke hyrë në të dhënat e subjekteve tregtare.

/Rovena Dupi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar