Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi tentuan të vjedhin një shtetas zvicerian. Ne pranga janë vënë katër djem dhe një vajzë që mbrëmjen e së hënës kanë tentuar të grabisin me dhunë një 47-vjeçar nga Zvicra. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë, ku katër djemtë i kanë zënë
Pesë të rinj janë arrestuar nga policia e kryeqytetit, pasi tentuan të vjedhin një shtetas zvicerian.
Ne pranga janë vënë katër djem dhe një vajzë që mbrëmjen e së hënës kanë tentuar të grabisin me dhunë një 47-vjeçar nga Zvicra. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Faik Konica”, në Tiranë, ku katër djemtë i kanë zënë pritë të huajit dhe nën kërcënimin e armës kanë dashur t’i marrin pasurinë.
Të rinjtë janë të moshave 16-21 vjeç dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë planifikuar vjedhjen e turistit. Ndërkohë do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Romina Qama/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *