Arrestohet efektivi i policisë, kërcënoi kolegun

0

Arrestohet Sefer Bruci 55 vjeç efektivi i policisë në paraburgimin e Elbasanit. Efektivi është vënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet se ka kërcënuar kolegun e tij me armën e punës tip kallashnikov. Arrestimi është bërë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të burgjeve.  Ende nuk jepen detaje lidhur me personat e përfshirë në incident dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here