Arrestohet autori i vrasjes tek ish-Blloku

Arrestohet autori i vrasjes tek ish-Blloku

Policia e kryeqytetit dhe sektori kundër Krimeve të Rënda në Tiranë ka bërë të mundur ndalimin e 33- vjeçarit Ndriçim Balla, nën-oficer pranë “Shkollës së Bashkuar”. Nga hetimet intensive të kryera dhe tërësia e provave materiale të grumbulluara nga kjo strukturë, ka rezultuar se Balla është autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të

Policia e kryeqytetit dhe sektori kundër Krimeve të Rënda në Tiranë ka bërë të mundur ndalimin e 33- vjeçarit Ndriçim Balla, nën-oficer pranë “Shkollës së Bashkuar”.

Nga hetimet intensive të kryera dhe tërësia e provave materiale të grumbulluara nga kjo strukturë, ka rezultuar se Balla është autori i dyshuar i vrasjes me armë zjarri të 28 vjeçares Majlinda Hoxha, si dhe plagosjes rëndë të 36 vjeçarit Elton Fusha.

Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 9 shtator 2013, tek ish- Blloku, pas një konflikti ndërmjet të dëmtuarit Elton Fusha dhe vëllait të Ndriçim Ballës, çka ka bërë që situata të degradojë.

Mësohet se viktima Majlinda Hoxha u vra gabimisht nga 33 vjeçari, pasi objektivi i tij ishte Fusha.

/Sonila Duka/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar