Arrestohet 30-vjecari shqiptar që për të vjedhur hiqej si kosovar

Arrestohet  30-vjecari shqiptar që për të vjedhur hiqej si kosovar

Forcat policore kanë arrestuar mbrëmë një 30-vjecar nga Tirana, autor I një serie vjedhjesh në plazhin e Gjirit të Lalzit. Ervis Berisha, shtirej si shtetas kosovar dhe pasi zinte “shoqëri” me pushuesit në plazhe, u vidhte paratë, celularët dhe cdo send tjetër me vlerë që mund të gjente. Pas denoncimeve të shumta të kryera nga

Forcat policore kanë arrestuar mbrëmë një 30-vjecar nga Tirana, autor I një serie vjedhjesh në plazhin e Gjirit të Lalzit.

Ervis Berisha, shtirej si shtetas kosovar dhe pasi zinte “shoqëri” me pushuesit në plazhe, u vidhte paratë, celularët dhe cdo send tjetër me vlerë që mund të gjente.
Pas denoncimeve të shumta të kryera nga shumë qytetarë, policia e Durresit në bashkëpunim me atë të Shijakut mundën të arrestonin hajdutin profesionist nga kryeqyteti.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit, bëjnë me dije se vetëm gjatë ditës së enjte, Berisha ka kryer tri vjedhje brenda 4 orëve.
Sipas burimeve policore, Ervis Berisha, banues në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ishte pajisur më një çelës egzagonal dhe pinca multifunksionale, me të cilat hapte dyert e makinave që bastiste.
Ai hiqej si pushues kosovar dhe, sapo shikonte që “preja” e tij futej në det apo drekonte në restorant, shkonte tek vendi ku ishte parkuar automjeti, e hapte, dhe më pas vidhte çdo gjë me vlerë që kishte brenda tij.

Në momentin e arrestimit, autorit të krimit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 autoveturë tip “Ford” me targa AA 310 BI, marrë me qira tek kompania “Alfatino” Tiranë; 2 telefona celularë të markës IPHONE; 1 telefon i markës Nokia; 1 aparat GSP i markës Garnin; 12.700 lekë (të rinj); 1 kuti shahu, 1 çelës ekzagonal i përpunuar që shërben për hapjen e autoveturave; 1 çantë e vogël dore, në të cilën u gjet një seri çelësash të numrave të ndryshëm; 1 kuti çelësash e veglash të tjera pune, si dhe 1 palë pinca multifunksionale.

/Elta Liksenaj/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar