Arrestohet 22 vjeçari, kapen me 26 kg drogë

0

Në pikën kufitare në Kakavijë janë sekuestruar nga policia, një sasi droge rreth 26 kg. Lënda narkotike u gjet nga sektori kundër narkotikëve në një mjet tip “Peugeot” me targa AA595FR.

Drejtuesi i mjetit Igli Doçe 22 vjeç, u arrestua nga policia nën akuzën për trafik ndërkombëtar droge.

Nga organet policore raportohet se sasia e drogës ishte e ndarë në 52 pako, dhe ishin të fshehura në bagazhin e makinës.

Policia po heton mbi ngjarjen për të zbuluar më shumë, mbi bashkëpunënorët ose se nga ku vinte kjo sasi e madhe droge.

/Redjon Shtylla/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here