Arrestohen Shefqet Krasniqi dhe Fuad Ramiqi

0

Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, u arrestua sot në mëngjes herët nga Policia e Kosovës. Mediat kosovare bëjnë të ditur se ndër të arrestuarit është edhe drejtuesi i partisë LISBA, Fuad Ramiqi.

Motivi i këtij arrestimi mësohet se ka qenë nxitja e urrejtjes ndërfetare e ekstremizmi islam. Para një muaji janë arrestuar 40 persona të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak përkrahë organizatave të shpallura terroriste, ISIS dhe Al-Nusra..

Ramiqi, partia e të cilit ka bazë fetare, dyshohet se ka manipuluar dhe nxituar edhe vajtjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri dhe Irak. Kosova është në prag të miratimit të një ligji i cili dënon deri në 15 vjet burgim pjesëmarrjen në luftëra të huaja me ngjyrime terroriste.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here