Arrestohen dy grabitës, ishin kthyer në tmerrin e Shijakut

0

Dy persona u arrestuan sot në mëngjes nga policia e Shijakut, të akuzuar për 14 vjedhje. Të arrestuarit janë Fitim Dervishi, 20 vjeç, dhe Endri Balla, 18 vjeç. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë vjedhur 4 herë vetëm radio-stacionin e antenave.

Gjithashtu, këta dy persona akuzohen edhe për vjedhjen e 6 banesave dhe 4 lokaleve. Sipas policisë, të arrestuarit ishin kthyer në tmerrin e qytetit të Shijakut.

Në banesat e të ndaluarve policia gjeti edhe materiale me të cilat dy të arrestuarit kryenin veprimtarinë kriminale.

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here