Arrestohen 14 klandestinë, në kërkim 2 fierakë

Arrestohen 14 klandestinë, në kërkim 2 fierakë

Policia e Shtetit ka ndaluar mesditën e sotme 14 emigrantë klandestinë, sirianë dhe eritrieas në afërsi të vendit të njohur si Uji i Ftohtë në Tepelenë. Nga policia mësohet se klandestinët, nëntë meshkuj dhe pesë femra, janë shoqëruar nga dy fierakë, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim. Gjithashtu mësohet se 14 emigrantët kishin

Policia e Shtetit ka ndaluar mesditën e sotme 14 emigrantë klandestinë, sirianë dhe eritrieas në afërsi të vendit të njohur si Uji i Ftohtë në Tepelenë.

Nga policia mësohet se klandestinët, nëntë meshkuj dhe pesë femra, janë shoqëruar nga dy fierakë, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Gjithashtu mësohet se 14 emigrantët kishin kaluar ilegalisht kufirin shqiptar nga Greqia dhe përmes Malit të Zi, shpresonin të kalonin në vendet e Europës Perëndimore.

2 fierakët janë larguar mënjëherë nga vendngjarja në drejtim të paditur, policia po punon për kapjen e tyre.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar