Arrest me burg 33-vjeçares, shtirej si “juriste”, duke marrë me mashtrim 50 mijë euro

Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për 33-vjeçaren, Amarilda Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje. Ajo shtirej si juriste e Gjykatës së Lartë, duke i premtuar një të burgosuri se do të ndikonte në lirimin  e tij. Shtetasja nga Përmeti por me banim

Gjykata e Tiranës ka dhënë arrest me burg për 33-vjeçaren, Amarilda Leka, e cila përmes mashtrimit arriti t’i merrte 50 mijë euro një të dënuari për vrasje. Ajo shtirej si juriste e Gjykatës së Lartë, duke i premtuar një të burgosuri se do të ndikonte në lirimin  e tij.

Shtetasja nga Përmeti por me banim në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Ajo në të kaluarën ka arritur të përfitojë me skema mashtrim rreth 24.500 euro nga familjarët e një personi në paraburgim, për të ndërhyrë te gjyqtari i çështjes, me qëllim zbutjen e dënimit të të akuzuarit.

E.D

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar