Arratiset Shqipari nga burgjet e Belgjikës

0

Arratiset nga burgu i Lantinit pranë Liege, në Belgjikë ku qëndronte në pritje për tu ekstraduar në burgun e Italisë, Shqiptari Taulant Tomën. 29 vjeçari u akuzua për grabitje në Itali.

Mediat belge dhe italiane e kanë cilësuar “acrobat”, “ufo” dhe “mjeshtri i arratisjes” “hajduti i Parmës”  duke pasur parasysh se kjo është arratisja e tretë e tij nga burgu, por dhe mënyra si kishte arritur të largohej mbrëmjen e së shtunës nga burgu belg.

Policia hedh dyshime që ekziston një grup i organizuar, i cili mundi të ndihmonte arratisjen e Taulantit. Ai tashmë figuron si personi më i kërkuar nga policia e belgjikës. Policia ka nisur hetimet.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here