Arrat zvogëlojnë rrezikun e diabetit

0

Gjatë një studimi për dobinë e arrave shkencëtarë zbuluan se ngrënia e arrave 2-3 herë në javë mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit .

Studimi në rreth 140.00 femra nga SHBA-të ka zbuluar se ngrënia e rregullt e një sasie të vogël të arrave ka dhënë një efekt të fuqishëm mbrojtës kundër një sëmundje siç është diabeti i cili rrezikon të bëhet një epidemi globale.

Gratë që kanë konsumuar një sasi prej 28 gramësh arra të paktën dy herë në javë kanë pasur 24 për qind më pak gjasa për të zhvilluar diabetin e tipit 2 se sa ato që rrallë apo asnjëherë nuk kanë konsumuar arra.

Edhe pse gjetjet e fundit nga ky studim të botuar në “Journal of Nutrition” nuk janë të parat që janë marrë me këto çështje prapë se prapë ato konsiderohen si një nga studimet më të mëdha për të gjetur pikat kyçe që mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes.

Megjithëse ky hulumtim ka marrë për bazë femrat është e mundshme se përfitimet mund të jenë të njëjta edhe tek meshkujt me këtë problem.

/Redjon Shtylla/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here