Aroma e parasë zgjon kinezin nga koma

Një shtetas kinez është zgjuar papritur prej komës  sapo infermieret i kanë kaluar nën hundë disa kartëmonedha. Xiao Li ishte në koma prej një viti dhe mjaftuar të ndjejë “aromën” e 100 yuan (vrreth 16 dollarë), që të kthehej pas nga “gjumi” i tij në shtratin e spitalit ku ndodhej i shtruar. Lajmi i publikuar

Një shtetas kinez është zgjuar papritur prej komës  sapo infermieret i kanë kaluar nën hundë disa kartëmonedha. Xiao Li ishte në koma prej një viti dhe mjaftuar të ndjejë “aromën” e 100 yuan (vrreth 16 dollarë), që të kthehej pas nga “gjumi” i tij në shtratin e spitalit ku ndodhej i shtruar.

Lajmi i publikuar nga “Central European Neës” përshkruan kënaqësinë e personelit mjekësor para “ringjalljes” së pacientit. “Ishte e jashtëzakonshme, – ka thënë një nga mjekët, Liu Tang. – Nuk kisha parë asnjëherë një gjë të tillë në 20 vjet profesion”.

Li kishte rënë në koma nga gushti i vitit 2013 pas një jave të kaluar pa fjetur në një internet kafe, ku po punonte për të zbuluar ide për biznesin. Për muaj, mjekët u përpoqën ta zgjojnë, por ishte e kotë, deri sa familjarët e tij treguan atë që ai donte më shumë se çdo gjë tjetër në botë.

“I kërkuam familjes së tij, çfarë mund të ishte ajo gjë që “e motivonte” dhe përgjigja ishte e qartë dhe e prerë: paratë, – shton akoma mjeku. – Kur analizuam sesa i fortë mund të ishte pasioni i tij për paratë, bëmë këtë eksperiment. Kujtimet e aromave dhe të zhurmave, mund të kenë një fuqi stimuluese shumë të madhe”.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar