Armët kimike të Sirisë mund të shkatërrohen në Shqipëri

0

Gazeta “National Journal” e rendit Shqipërinë mes 8 vendeve të mundshme për shkatërrimin e arsenalin kimik sirian. Gjithashtu, po negociohet edhe me vendet e tjera si: Norvegjia, Belgjika, Rusi, SHBA, Kina, Franca dhe Britania e Madhe. Sipas gazetës, zyrtarët amerikanë po shqyrtojnë mundësinë për të shkatërruar armët kimike siriane në territorin shqiptar.


Ministria e Jashtme e Norvegjisë e ka kundërshtuar idenë e shkatërrimit të armëve kimike në territorin e saj, me pretendimin se nuk kanë eksperiencë dhe kushtet teknike për të bërë të mundur një gjë të tillë.

Sipas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, arsenali i armëve kimike të presidentit Assad duhet të transferohet jashtë Sirisë brenda janarit 2014 dhe të shkatërrohen përpara qershorit të po këtij viti. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë ton armë kimike.

Momentalisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria shqiptare për lajmet e përhapura në mediat e huaja.

Ndërkohë ambientalistët shqiptarë i kanë bërë thirrje qeverisë që të refuzojë kërkesën e OKB-së për transferimin e arsenalit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.pasi sipas tyre kjo është kundër ligjeve dhe interesave të vendit.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here