Armando Vajushi zyrtarizohet si lojtar i Kievos

0

Armando Vajushi eshte nje lojtar i Chievos, duke shtuar keshtu radhene  futbollisteve shqiptare qe luajne ne kampionatin italian. Vajushi dhe Chievo lidhen nje bashkepunim per 3 vite e gjysem se bashku.

Tek Chievo, Vajushi do te perfitoje 400 mije euro ne sezon dhe ne total te ardhurat e tij per 3 vite e gjysem shkojne ne 1 milion e 400 mije euro se bashku me bonuset e tjera qe perfiton lojtari. Ishte presidenti Luca Campedelli dhe lojtari qe zyrtarizuan kete marreveshje pasditen e te henes, pas nje tratative qe ka zgjatur me shume se dy muaj per shkak edhe te rezistences se klubit bullgar te Litex, aty ku luante deri me tani sulmuesi shkodran.

Megjithate pas nje kembengulje te gjate te Vajushit, me ne fund eshte arritur akordi ne limitet e merkatos dimerore dhe Vajushi do te federohet ne ditet ne vazhdim me klubin veronez. Chievo momenatlisht gjendet ne pozita te veshtira ne klasifikim ku renditet ne zonen e ftohte me 18 pike ne vendin e 18-te dhe i duhet te luftoje per nje vend titullari me Paloskin, Pelisier, Mexhorinin dhe Ruben Boten.

23 vjecari shihet gjthashtu si nje sulmues i te ardhmes tek Kievo ku edhe pse mundesite per tu aktivizuar mund te jene te pakta ne keto muaj te mbetur, ai pritet te jete nje lojtar i rendesishem tek Kievo duke nisur nga sezoni i ardhshem.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here