Argjentina në finale me Gjermaninë

Argjentina e Leo Messit është finalistja e dytë e Kupës së Botës falë fitores me Hollandën me 11- metërsha. Të dyja skuadrat ishin në kërkim të golit por që nuk ia arritën këtë në asnjë pjesë të lojës. Gjithashtu edhe shtesat me nga 15 minuta secila u mbyllën me rrjeta të pa prekura Ishin penalltitë

Argjentina e Leo Messit është finalistja e dytë e Kupës së Botës falë fitores me Hollandën me 11- metërsha.

Të dyja skuadrat ishin në kërkim të golit por që nuk ia arritën këtë në asnjë pjesë të lojës.

Gjithashtu edhe shtesat me nga 15 minuta secila u mbyllën me rrjeta të pa prekura

Ishin penalltitë ata që do të vendosnin fatin e amerikano-jugorëve për të kaluar në finalen e “ Maracana “ kundër “panzerave” gjermanë.

Argjentinasit nuk kanë humbur asnjë penallti, ndërsa për Hollandën Sneider dhe Vlar ishin futbollistët që gabuan përballë portierit Romero.

Finalja e madhe Gjermani – Argjentinë do të luhet të dielën në orën 21:00 në stadiumin “ Maracana “ ndërsa Brazili do të luajë me Hollandën për të përcaktuar vendin e tretë.

/ Dorjan Gjepali /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar